Sot pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Takimi, i cili është i katërti me radhë në tentativë për arritjen e një konsensusi, do të mbahet në Kuvendin e Kosovës nga ora 11:00.
Kjo është konfirmuar për KlanKosova.tv nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Ndërkohë, Kosova ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. /Klankosova.tv









