Gareth Bale është bërë figura e fundit që ka shprehur publikisht mbështetjen për Florentino Pérez në prag të zgjedhjeve presidenciale të Real Madridit, të planifikuara për t’u mbajtur më 7 qershor. Ish-sulmuesi uellsian ka mbështetur kandidaturën e Pérez përballë rivalit Enrique Riquelme. Bale realizoi 106 gola me fanellën e Real Madridit, mes tyre edhe supergolin me roveshatë ndaj Liverpool-it në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, Bale shfaqet krah Florentino Pérez me dedikimin e shkurtër: “Më i miri”. Ai nuk është i vetmi ish-lojtar i madrilenëve që ka shprehur vlerësimin për presidentin. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Luka Modrić e Karim Benzema.

Transferimi i Bale në verën e vitit 2013 mbetet një nga operacionet më të mëdha dhe më të ndërlikuara në historinë moderne të futbollit. Florentino Pérez kishte vendosur ta kthente uellsianin në një “galaktik”, ndërsa investimi rezultoi i suksesshëm.
Gjatë periudhës së tij në Madrid, Bale fitoi shumë trofe dhe la gjurmë me paraqitje vendimtare. Një nga momentet më ikonike mbetet finalja e Kupës së Mbretit në vitin 2014, kur shënoi gol historik pas një sprinti të jashtëzakonshëm ndaj Marc Bartra, aksion që vazhdon të kujtohet nga tifozët e klubit madrilen.
The post “Më i miri”; Bale i bashkohet fushatës në mbështetje të Florentino Pérez appeared first on Telesport.









