7 përforcime dhe dilema për Julian Álvarez, ja si po përgatitet revolucioni tek Atlético Madridi

Tek Atlético Madridi po përgatitet një verë me ndryshime të mëdha. Drejtuesit e klubit janë gati të nisin merkaton që mund të hapë një cikël të ri sportiv, me Mateu Alemany në krye të projektit.

Alemany ka marrë vlerësime për punën e bërë në merkaton e dimrit, ku afroi lojtarë si Obed Vargas dhe Mendoza, ndërsa Lookman pati ndikim të menjëhershëm që nga debutimi në Kupën e Mbretit kundër Real Betis. Në të njëjtën kohë, largimet e lojtarëve jashtë projektit, si Conor Gallagher dhe Giacomo Raspadori, ndihmuan klubin të rikuperojë një pjesë të investimeve.

Megjithatë, vera pritet të jetë shumë më e ndërlikuar. Plani i Atléticos parashikon deri në 7 afrime; një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës, një mesfushor, dy anësorë ofensivë, zëvendësuesin e Griezmann dhe një sulmues tjetër.

Mes emrave të përmendur janë Bernardo Silva, i konsideruar pasardhësi ideal i Griezmann për cilësi dhe lidership, si dhe Cucurella, objektivi kryesor për krahun e majtë të mbrojtjes. Për mesfushën mbetet në vlerësim edhe João Gomes, ndërsa për repartin ofensiv synohet konfirmimi i Nico González.

Faktori më i rëndësishëm mbetet e ardhmja e Julián Álvarez. Një largim i mundshëm i tij do të ndryshonte rrënjësisht planet e klubit dhe do ta detyronte Atlético Madridin të investonte fuqishëm për një zëvendësues të nivelit të lartë.

The post 7 përforcime dhe dilema për Julian Álvarez, ja si po përgatitet revolucioni tek Atlético Madridi appeared first on Telesport.