Hansi tejkalon Flick…. Nga titulli te titulli, ja pse Barcelona është përmirësuar

Barcelona pritet të shpallet kampione e La Liga-s në ditët në vijim. Mbetet vetëm të përcaktohet data, që mund të vijë këtë fundjavë nëse fiton ndaj Osasuna dhe Real Madridi nuk fiton ndaj Espanyol. Do të ishte një titull “nga divani”, por në klub duan ta mbyllin sa më shpejt.

Blaugranët kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer dhe, ndonëse janë krahasuar shpesh me ekipin e Hansi Flick, tani rezultatet janë më të mira. Mund ta fitojnë titullin që në javën e 34-t, katër javë para fundit, ndërsa sezonin e kaluar e siguruan në javën e 36-të.

Objektivi i madh mbetet grumbullimi i 100 pikëve, një shifër historike e arritur vetëm dy herë (përfshirë Barcelonën e Tito Vilanova më 2013). Aktualisht katalanasit kanë 85 pikë dhe duhet t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura për ta arritur.

Edhe mbrojtja është përmirësuar: 30 gola të pësuar kundrejt 39 sezonin e kaluar. Në aspektin sulmues ka 87 gola, i duhen edhe 15 për të barazuar rekordin e mëparshëm prej 102 golash. Pavarësisht shifrave, Barcelona po mbyll një sezon të jashtëzakonshëm, me 9 fitore radhazi në fazën finale.

The post Hansi tejkalon Flick…. Nga titulli te titulli, ja pse Barcelona është përmirësuar appeared first on Telesport.