Hamza s’ka preferencë për datën e zgjedhjeve: Cilado brenda vendimit kushtetues

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar për media pak para nisjes së takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, rreth caktimit të datës së zgjedhjeve.

I pyetur se cilën datë PDK e preferon për zgjedhje, Hamza tha se nuk ka një të tillë.

“Cilëndo brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Ai po ashtu deklaroi se do ta respektojnë cilëndo datë, e cila do të jetë brenda afateve kushtetuese.