Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin në drejtim të Parkut të Gërmisë për 1 Majin

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 1 Maj 2026, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.

Kështu njofton Komuna e Prishtinës, megjithatë bëhet e ditur se ka disa përjashtime.

“Përjashtim bëjnë: autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, NPL “Gjelbër”, KRM “Pastrimi” si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit.

Bëhet e ditur se linja S22 do të operojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt.