Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

Është liruar në shtëpi burri që u plagos të mërkurën në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu, tha se viktima është pranuar në spital rreth orës 16:00.

“Dje rreth orës 16:00, është sjellë në emergjencë të Spitalit. Pas ekzaminimeve mjekësore emergjente dhe diagnostikimit të nevojshëm është liruar në shtëpi!”, tha ai.

Kujtojmë se viktima është therur me thikë nga një grua, ndërsa e njëjta është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtejshëm.