Haxhiu mbërrin në Presidencë, pas pak nis takimi me liderët e partive

Takimi mes përfaqësuesve të partive politike dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu rreth caktimit të datë së zgjedhjeve është paraparë të nisë në ora 15:00.

Tashmë në Presidencë kanë mbërritur Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, Donika Gërvalla kryetare e Guxo, si dhe përfaqësues nga minoritetet.

Po ashtu në takim mbërriti edhe U.D., e presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa pas pak pritet të nisë mbledhja.