Nuk janë të paktë ata që e quajtën përballjen në “Parc des Princes” si një nga ndeshjet e shekullit. Rezultati spektakolar mes PSG dhe Bayern Munich (5-4) tregoi fuqi dhe efikasitet të jashtëzakonshëm në sulm.
Megjithatë, ndeshja mes Atlético Madridit dhe Arsenalit prodhoi një statistikë interesante: 29 goditje për madrilenët, por vetëm 6 në portë. Dominim me këmbëngulje, por pa saktësinë e duhur në momentin vendimtar.
Në anën tjetër, PSG–Bayern kishte 22 goditje, por 13 prej tyre në portë, me gati 60% saktësi. Diferenca mes dy ndeshjeve nuk është vetëm estetike, por kryesisht statistikore. Njëra tregon volum dhe presion, tjetra precizion kirurgjik.
Atlético pasqyroi ADN-në e tij: intensitet, insistim dhe kërkim i vazhdueshëm i golit, por pa finalizim. PSG dhe Bayerni luajtën me efikasitet maksimal, duke kthyer pothuajse çdo rast në rrezik real. Në fund, shifrat tregojnë dy histori: Atlético-Arsenal është rrëfimi i përpjekjes pa shpërblim, ndërsa PSG–Bayern është triumfi i saktësisë.
The post 29 me 22; statistika kurioze e Atlético–Arsenal që vë në dyshim “ndeshjen e shekullit” appeared first on Telesport.









