Mirupafshim Milan. Një tjetër lojtar do të largohet nga kuqezinjtë, por jo nga Serie A

Milan pritet të bëjë shumë ndryshime në ekip gjatë merkatos së verës. Një nga lojtarët e konfirmuar që tani që do të largohet është Niclas Fullkrug. Gjermani i huazuar nga West Ham deri në fund të sezonit me të drejtë blerje, ka shënuar vetëm një gol në Serie A. Milan nuk do të ushtrojë mundësinë e blerjes për shifrën 5 milionë euro.

Kuqezinjtë duan të krijojnë hapësirën e nevojshme në ekip për të bërë të mundur nënshkrimet e reja. Synimi për sulmin është transferimi i Alexander Sorloth ose Goncalo Ramos.

Megjithatë, Fullkrug duket se do të mbetet po në Serie A. Mediet italiane zbulojnë se sulmuesi gjerman është në radarin e Fiorentinës. Klubi vjollcë është i gatshëm të paguajë shifrën 5 milionë euro që kërkon West Ham për të lënë të lirë përfundimisht Fullkrug.

The post Mirupafshim Milan. Një tjetër lojtar do të largohet nga kuqezinjtë, por jo nga Serie A appeared first on Telesport.