Vjosa Osmani shkon te “frizerka”, ka një mesazh për Konjufcën

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga një sallon bukurie vetëm një ditë pasi u fye me termin “frizerkë” nga militanti i Vetëvendosjes e këtë fyerje e vazhdoi edhe Glauk Konjufca që ishte afër tij.

Osmani ka thënë se asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje.

Sipas saj, gratë janë shtylla e Kosovës.

Postimi i saj:

Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi!

Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje!

As gruaja në sallon.

As gruaja në market.

As gruaja në shkollë.

As gruaja në spital.

As gruaja në zyre.

As gruaja në Universitet.

As gruaja që mban biznes.

As gruaja që mban familje.

As gruaja që punon pa u ndalur, edhe kur askush nuk ia sheh mundin.

Gratë janë shtylla e Kosovës. Janë heroinat tona të çdoditshme, që punojnë, kujdesen, krijojnë, shërbejnë, rrisin fëmijë, paguajnë taksa, dhe ndërtojnë jetë me djersën e tyre.

Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe