Vdes babai i Ilir Metës

Ka vdekur Ilir Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Siç raporton Top Channel, Kujtim Cakrani, avokati i Metës ka kërkuar që këtij të fundit t’i lejohet pjesëmarrja në varrim, pasi aktualisht gjendet në burg.

Cakrani kërkesën ia ka drejtuar SPAK-ut, të cilët sipas TCh-së e kanë aprovuar lejen.

Ceremonia mortore e babait të ish-kreut të shtetit shqiptar do të mbahet në fshatin Çepan të Skraparit.

E me këtë rast, janë duke u kryer procedurat që Meta lejohet të marrë pjesë në varrimin e të atit.