Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, nëse nuk prodhohet një qeveri funksionale, vendi mund të përballet me probleme politike.
Në emisionin “Kosova Today”, ai tha se ekziston një realitet ndryshe mes asaj që diskutohet në studio televizive dhe asaj që mendojnë qytetarët në terren.
“Ekziston një realitet krejt tjetër prej asaj që ne dëgjojmë në studio televizive, sidomos në debate politike. Çka kam vërejtur në terren është se ekziston një diskrepancë e madhe mes asaj që mendojnë qytetarët dhe asaj që mendojnë politikanët se qytetarët po mendojnë. Në bisedat e shumta me ta, vërej se qytetarët janë edhe një hap larg një mosdurimi që mund të shkaktojë problem të madh, sepse nëse këto zgjedhje nuk prodhojnë diçka, në zgjedhjet e ardhshme nuk pres të ketë një qeveri ose parti legjitime”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ndiqni deklarimin e plotë:








