Shkruan: Lulëzim Blaka
Sa herë që e dëgjoj fjalën ‘punëtori’, para sysh m’dalin rrugët e mbytuna n’pluhur, të viteve 2008 dhe 2019. Asokohe, krejt vendi ngjante në ni kantier ndërtimi. Ni rrëmujë skelash. Asfalt i ri e çimento e lagët. Vendi po ngrihej furishëm nga hiri i luftës.
Kohën e matnim me ngritjen e projekteve të reja, jo me kalendar. Pati ni periudhë kur ni shkollë e re ndërtohej çdo nëntë ditë, nëse i pjestoje ditët e qeverisjes me projektet e realizume. Fëmijët që kishin kalu vite ty mësu nëpër shkolla të vjetra e klasa me ndërrime, papritmas futeshin në hapësira kundërmonin ngjyrë taze e llak druni.
Familjet dilnin xhiro vikendeve, veç me i pa autostradat e reja, si shirita të lëmuar asfalti që qanin luginat dikur të pakalueshme a të minume. Luftëtari me plagë në trup, rrinte ty i këqyr makineritë e ronda. Pak i bonte përshtypje se cila parti e kishte autorizu financimin. I shpërfillte edhe pëshpëritjet për korrupsionin që i bënin hije secilës kontratë. Thjesht e shihte rrugën e re që shtrihej drejt horizontit, dhezte cigaren e ndjente se më në fund po ndërtojmë diçka që s’mundet me u rrënu kollaj.
Ishim krenarë. Qeveria i rezistoi presionit dhe zbatoi tarifën ndaj mallrave serbe, edhe kur trysnia ndërkombëtare u rrit e kritikët paralajmëronin izolim ekonomik. Sovraniteti po merrte formë e emër. S’kaloi shumë kohë e pamë shtetin me arritë pavarësinë e plotë energjetike nga Beogradi dhe më në fund me e themelu edhe ushtrinë. Ankthi u zëvendësu me vetëbesim tek shikonim përtej kufijve të veriut e lindjes, drejt kodrave prej nga na vëzhgonin armiqtë e vjetër. Aleancat tona me Amerikën e NATO-n mbaheshin e kultivoheshin. Siguria u bë mburojë që i mbajti të qetë elementët e jashtëligjshëm në veri. Misionarët e Beogradit, kur Kosovës ia mësynin jashtëligjshëm, ngriheshin zhag në Prishtinë, si puna e Gjuriqit. Rreziku i vjetër i ni pushtimi të papritun ishte diçka e kalume.
Këtë ritëm s’e ndali ndoni e papritun. Punishtet që e kishin definu mjedisin tonë për mbi ni dekadë nisën me u heqë kur Albin Kurti erdhi në pushtet. Projekti madhështor i termocentralit me thëngjill u anulu. U refuzu edhe gazsjellësi i propozum amerikan, edhepse këto projekte kishin me e shndërru Kosovën në eksportuese të energjisë. Këto janë vendime, pasojat e të cilave ndihen direkt në kuzhinat e qytetarëve.
Mbas tremdhetë vjetëve furnizimi të rregullt, dimnat me acar ja nisem me i kalu me reduktime, agregata e nxemje me gaz, ty na lotu sytë e ty na u bo frymëmarrja avull. Rrjeti osht i paaftë me e mbajtë veten dhe tash varet nga injeksione masive të energjisë. Kosova tash blen rrymë nga sekserë të huaj ty harxhu qindra miliona euro, e na i pagujmë faturat e energjisë tri herë ma shtrejt. Ironikisht kjo rrymë vjen pikërisht nga armiku i vjetër përtej kufinit.
Projektet e autostradave nuk nisën kurrë, e ato që ishin nis kanë mbetë në gjysmë. Mbramjet tona kanë ni lloj tjetër zhurme, që ka zëvendësu muzikën e dikurshme të mikserave të betonit. Zhaurima e vazhdushme dhe polarizuse e propagandës shtetnore buron nga ekranet televizive (përfshi edhe disa private) dhe i ndan edhe familjet në taborre. Miqtë e vjetër prishen mes vete për besnikërinë ndaj Kryeministrit, në vend se me folë për futboll a letërsi. Atmosfera osht bo aq e brishtë, saqë njerëzit e përdorin termin ‘luftë civile’ si krejt normale.
Momenti kur u thye iluzioni i sigurisë absolute ishte ai mëngjes i ni të diele në shtator 2023. Para agimit, më zgjun nga gjumi njoftimet alarmante n’telefon nga fshati verior i Banjskës. Ni grup terrorist i armatosun rëndë i kish zënë pritë patrulles së policisë. Rreshteri Afrim Bunjaku mbeti i vrarë. E Kurti as gjumin nuk e kish prish.
Pamjen e varrimit të rreshterit hala e kam në mendje. Familja ty qajt, arkivoli, flamuri i palosun e fytyrat e preme të kolegëve të tij policë. 24 vjet mbas lufte e ujku u kthy. E ujkun në torishtë e kthen qeni i keq. I njëjti që e pranoi ni ujdi në Ohër, e cila u lëshoi ni formë autonomie vetëmenaxhuese komunave me shumicë serbe. Pikërisht ai fragmentim territorial që e kishim kalu ni dekadë e gjysmë ty u mundu me e parandalu.
Kosova sot ndihet ma e vogël dhe ma e varfër. Inflacioni e ka gërry vlerën e euros, ty i zhvlerësu edhe pensionet e pagat. Shteti i ka zavendësu investimet kapitale me lëmosha sociale për me e zbutë varfërinë. Këto lëmosha zakonisht kalkulohen me kujdes për me u shpërnda pak para se vendi me shku në zgjedhje, që tash mbahen çdo disa muaj. Sistem që osht dizajnu me kultivu varësi e jo dinjitet.
E ai veterani që dikur e shikonte ndërtimin e autostradave me krenari, tash i kalon mëngjeset në kafen e lagjes. As me ecë s’mundet qysh duhet. Shteti nuk ia ka financu protezat si dikur. Edhe pensionin ja ka zvoglu, ty i bashku votat me përfaqësuesit politik të grupit terorist të Banjskës. Tash ky veterani e mban krytë n’telefon ty lexu për lëvizjet e trupave ushtarake serbe, të koncentrume masivisht përgjatë kufinit. Ata veç po e presin ni thymje gjeopolitike a ni zhvendosje të vëmendjes së Uashingtonit. Pe presin momentin e duhun me na mshu. E qeni i keq lyp vota. Pa kurrëfar turpi. Poshtërsia tekefundit nuk osht vepër penale.
Gjenerata të tana na kanë thanë se Serbia i ka dy qëllime të përhershme karshi Kosovës: me i përça shqiptarët mes veti dhe me i dëshmu botës se jemi të paaftë me qeverisë veten. Të dyja këto ja u ka realizu qeni lahper. Ai me të dyja kamët po e shkel demokracinë, ka ndërtu ni sistem që karakterizohet nga tenderë njëburimorë dhënë militantëve partiakë, i ka lëndu apo rrënu krejt aleancat ndërkombëtare. E tash cikli i pafund i zgjedhjeve e ka të vetmin synim konsolidimin e kontrollit autoritar mbi vendin. Vendosjen e diktaturës. Jo të proletariatit, por diktaturën e llaskucëve, që shtetin e komprometun ty përdorë diçka shumë ma efektive se tenkat e artileria. Ata realizun gërryerjen e ngadaltë por të vazhdushme të gjithçkaje që kemi ndërtu.
Të keqes s’i duhet arma e as ushtria për me triumfu. Mjafton tradhtia e prijësve e budallaku i ndjekësve.
Autori është studiues i shkencave politike dhe sociale. Qëndrimet janë personale./Fokusi.info/








