Klubi Arbëria nga Dobraja ka mbetur pa drejtuesit e klubit të cilët kanë dhënë dorëheqje krejtësisht të papritur.
Ky informacion është publikuar nga faqja zyrtare e klubit nga Lipjani dhe vjen si pasojë e paknaqësive të disa banorëve të fshatit Dobrajë.
Arbëria nga viti tjetër do të garojë në Superligë, pas vendimit të FFK-së për të përfunduar Ligën e Parë dhe të lejojë promovimet për edicionin 2020/21.
Më poshtë njoftimi i klubit të sapo inkuadruar në Superligë:
“Pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së KF Arbëria me daten 14.06.2020, ditë e diele ,njoftojmë të gjithë qytetarët e Dobrajes së Madhe se Kryesia e Klubit ka ardhur deri te ky vendim si vijon:
Se Kryesia e KF Arbëria së bashku me donatoret ka marrë vendim që të japin dorëheqje të parevokueshme nga postet si:
President Z.Jahir Krasniqi, Kryetar Z.Hysni Bytyqi, Drejtor Z.Jakup Bahtiri, Nenkryetar Z.Labinot Gashi, Sekretar Z.Alban Bublica dhe antaret e kryesisë tjerë si: Faton Krasniqi, Besnik Mukulani dhe Ramadan Nuredini.
Arsyeja e dorëheqjes është se pas disa paknaqësive të individeve të fshatit tonë të cilët nuk ja dashtën të miren KF Arbëria dhe vetë fshatit.
E kemi parë të arsyeshme që të lirojmë pozitat tona edhe pse kemi arritur të gjitha synimet e planifikuara me dekada të tëra dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet edhe për Superligë por për shkak të këtyre individeve kemi ardhur deri te ky vendim
Falenderimi për punen dhe angazhimin , sakrificen e bërë për arritjen e të gjitha objektivave është për: Donatoret, Kryesinë, Shtabin teknik, Lojtaret.
Me këtë shkres KF Arbëria i dëshirojmë të gjitha sukseset e mundëshme në të ardhmen.
Kryesia në dorëheqje ka te kryera të gjitha obligimet dhe planifikon që në ditet në vijim të dorëzojë të gjitha dokumentet e nevojshme te Kryesia e Fshatit!”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.