Menu Close

Tronditëse në Austri | Shqiptari nga Kosova vret gruan, besonte se ishte…shtrigë! (Detaje)

Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë po merr një tjetër dimension pas publikimit të detajeve nga ekspertiza psikiatrike e të dyshuarit kryesor.

Një 47-vjeçar shqiptar nga dyshohet se vrau bashkëshorten e tij 38-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, ndërsa një bashkatdhetar 45-vjeçar akuzohet se i siguroi armën, duke qenë në dijeni të qëllimit të tij.

Raporti plotësues psikiatrik e ka vlerësuar 47-vjeçarin si person me çrregullime psikotike, duke konstatuar se ai nuk ishte penalisht përgjegjës për veprimet e tij.

Dyshohet se burri kishte krijuar bindjen se bashkëshortja e tij merrej me magji të zezë dhe ishte shtrigë. Ai, sipas raportimeve, ishte i përfshirë vazhdimisht në mendime dhe fantazi për demonë dhe forca të errëta, të cilat i kishte shfaqur edhe gjatë qëndrimit në burg.

Krimi dyshohet se ndodhi më 5 prill, të dielën e Pashkëve, në Sooß të Austrisë së Poshtme. Sipas hetimeve, 47-vjeçari fillimisht i kishte dorëzuar bashkëshortes disa dhurata për festën, por më pas dyshohet se kishte qëlluar tri herë ndaj saj me pistoletë të tipit Beretta.

Sulmi nuk kishte përfunduar me kaq. Ai dyshohet se e kishte goditur rreth 40 herë me kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit, derisa gruaja kishte humbur ndjenjat. Më pas, trupin e saj e kishte tërhequr në kopsht dhe e kishte mbuluar me mbeturina.

Detaje shqetësuese janë zbuluar edhe nga sjellja e tij pas arrestimit. Sipas raportimit, ai vazhdonte të fliste për magjinë e zezë dhe demonët, ndërsa punonjësit e burgut i përshkruante si “njerëz shpellash që përgatiteshin për ferr”./Heute

Related Posts