Tragjedi në Gjakovë, një person humb jetën në vendin e punës

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

Dyshohet se një 29 vjeçar ka rënë nga një lartësi e një objekti në ndërtim e sipër.

Burimet brenda policisë bëjnë me dije se aktualisht një person po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Ai dyshohet se derisa po e drejtonte Kranin, kishte lëvizur diçka që ka ndikuar deri tek rrëzimi i viktimës nga skelja. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe prokurori i rastit të cilët edhe e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe është iniciuar hetimi i këtij rasti”.