Jamie Carragher ka shprehur habinë për transferimin e Mohamed Salah te Trabzonspor. Ish-kapiteni i Liverpool-it beson se sulmuesi egjiptian mund të kishte zgjedhur një klub me më shumë prestigj sesa ai turk.
Në intervistë për “Daily Mail”, Carragher u shpreh: “Mund të kishte luajtur në Serie A. Kampionati turk, sipas mendimit tim, është në një nivel shumë më të ulët. Isha i bindur se do të përfundonte te Milani, Juventusi ose në ndonjë skuadër tjetër të atij niveli, duke luajtur në ‘San Siro’…”
Sipas ish-mbrojtësit anglez, një nga arsyet që mund ta ketë penguar transferimin e tij në një klub më të madh kanë qenë kërkesat financiare të futbollistit: “Ndoshta problemi ishte paga e tij. Kërkesat ekonomike mund t’i kenë dekurajuar disa klube, por mendoja se ai mund t’i ulte disi pretendimet për të siguruar një skuadër më të mirë”.
Transferimi i Salah te Trabzonspor ka ngjallur diskutime të shumta në Angli, pasi shumë prisnin që egjiptiani ta vazhdonte karrierën në një nga kampionatet elitare të Europës.
al”>Telesport.








