Bayern Munich po ndjek me vëmendje Morgan Gibbs-White, i cili është futur në listën e përforcimeve të mundshme për të ardhmen. Sipas “FC Bayern Insider”, mesfushori ofensiv i Nottingham Forest vlerësohet shumë nga drejtuesit bavarezë, edhe pse transferimi gjatë kësaj merkatoje duket i vështirë.
Pas shitjes së Elliot Anderson te Manchester City për rreth 116 milionë paund, Nottingham Forest nuk ka nevojë të shesë dhe synon t’i mbajë lojtarët më të rëndësishëm. Pronari Evangelos Marinakis dhe trajneri i ri Oliver Glasner duan ta forcojnë skuadrën, duke mos humbur një tjetër element kyç.
24-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar me 18 gola dhe 7 asistime në të gjitha kompeticionet, megjithëse kjo nuk i mjaftoi për të siguruar një vend në kombëtaren angleze. Verën e kaluar ai ishte pranë Tottenham, por rinovoi 3 vite me Nottingham Forest, duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e klubit.
Sipas “Daily Mail”, nëse Michael Olise largohet nga Bayern Munich, me Real Madridin të interesuar për të, Gibbs-White konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar. Për momentin, gjithsesi, mbetet një skenar për të ardhmen.
al”>Telesport.








