Thuram shënon dhe ‘thërret’ Palestra tek Interi: I thashë të vazhdojë kështu, është i fortë

Sërish gol pas dopietës në Como. Marcus Thuram u shfaq shumë i lumtur në fund të ndeshjes në “San Siro”, kundër Cagliarit. “Krahasuar me ndeshjet e fundit nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht është një moment shumë i bukur për mua dhe për klubin”, – deklaroi francezi pas ndeshjes.

Lidhur me titullin kampion, ai shtoi: “Për ‘scudetto’ nuk them asgjë, duhet të presim matematikën”.

Në fund, një koment edhe për Palestra, objektivi i merkatos së zikaltërve: “I thashë të vazhdojë kështu sepse është një lojtar i fortë”.

The post Thuram shënon dhe ‘thërret’ Palestra tek Interi: I thashë të vazhdojë kështu, është i fortë appeared first on Telesport.