“Objektivi Champions i arritur? Jo tamam (qesh). Jemi të kënaqur. Ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, por patëm vështirësi në qarkullimin e topit, gjë që i lejoi kundërshtarët të vraponin më pak. Në pjesën e dytë afruam sulmuesit dhe rritëm intensitetin e lojës, më pas gjetëm golin. Kur zhbllokohemi fillojmë të argëtohemi dhe të krijojmë aksione”, – deklaroi Chivu, trajneri zikaltër pas fitores ndaj Cagliarit.
“Lojtarët? Janë të gjithë me kokën poshtë në telefon, kjo është një gjeneratë e tillë. E dimë çfarë kemi bërë mirë, 5 javë nga fundi kemi arritur objektivin Champions dhe tani shohim përpara për të qenë konkurrues, – shtoi ai. – Këta djem lanë pas sezonin e kaluar dhe u rikthyen në lojë. Pavarësisht ulje-ngritjeve, kanë reaguar gjithmonë dhe kanë ruajtur atë që ndërtuan ndër vite. Duam të mbajmë gjërat e mira”.
Për rinovimin: “Nuk kam folur kurrë për këto gjëra, isha i përqendruar te Champions-i. Do flasim më vonë me klubin”.
The post Chivu: Kualifikimi në Champions u arrit, shohim përpara. E ardhmja ime? Do flasim… appeared first on Telesport.








