Barella shpallet MVP dhe dedikimi surprizë: Goli është për Gattuson, një njeri i madh

I shpallur MVP i Inter-Cagliari, Nicolò Barella foli pas fitores ndaj sardëve, ku kontribuoi edhe me një gol. “Tani kemi nevojë vetëm të fitojmë, sezoni i kaluar ishte i vështirë, – analizoi mesfushori për “Sky Sport”.

– Ishte thelbësore që të rikrijohej ky ambient. Dua të përgëzoj Josep Martinez, e meritonte këtë ndeshje pas një periudhe të vështirë. Me ne ka qenë gjithmonë i gatshëm”.

Në fund, një dedikim për Gattuson, pas mungesës së kualifikimit në Botëror: “E di që duket diçka e tepërt, por këtë gol dua t’ia dedikoj Gattusos, një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë në futboll”.

 

The post Barella shpallet MVP dhe dedikimi surprizë: Goli është për Gattuson, një njeri i madh appeared first on Telesport.