Tetë tifozë të Napolit janë nën hetime pasi tifozi ultas i Interit, Daniele Belardinelli, u shkel për vdekje nga një veturë jashtë stadiumit Giuseppe Meazza.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes në kuadër të Serie A më 26 dhjetor.
Besohet se tifozët zikaltër krijuan një pritë për tifozët mysafirë gjatë rrugës drejt stadiumit, ku shumë tifozë u goditën me thika, por Belardinelli u godit nga së paku një veturë dhe nga lëndimet e marrë vdiq më vonë gjatë natës.
Më vonë u konfirmuar se Belardinelli ishte tifoz ultas i Vareses, por ata janë të binjakëzuar me Interin së bashku me Nicen, të cilët udhëtuan në Milano për të përkapur tifozërinë vendase ndaj napolitanëve.
Hetimet janë duke vazhduar dhe ANSA njofton se tetë persona janë nën hetime dhe besohet se dy vetura të ndryshme kanë goditur Belardinellin.
Pesë personat në një Volvo V40 janë identifikuar, po ashtu edhe tre tjerë në një SUV të bardhë.
Ndeshja ishtefituar nga Interi me rezultat 1-0, goli u shënua nga Lautaro Martinez në minutat shtesë.