“Të gjithë lojtarët e Milanit mund të luajnë për Arsenalin ose PSG-në”

Legjenda e Milanit, braziliani Cafu, ka mbrojtur skuadrën aktuale të kuqezinjve pavarësisht sezonit zhgënjyes në Serie A, ku mbetën jashtë Champions League, pasi humbën në shtëpi në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari-t.

Cafu është i bindur se çdo lojtar i Milanit do të ishte i aftë të luante për Arsenalin ose Paris Saint-Germain përpara finales së Ligës së Kampionëve.

“Ne gjithmonë duam më të mirën për Milanin dhe gjithmonë shpresojmë që ata të mund të shkojnë sa më larg të jetë e mundur. Nuk ndodhi këtë herë, por shpresojmë që ata të kthehen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, tha Cafu.

Megjithatë, pretendimi i tij më i guximshëm erdhi kur u pyet se cilët lojtarë nga ekipi aktual i Milanit, mund të luanin realisht për finalistët e Ligës së Kampionëve, Arsenalin ose PSG-në.

“Të gjithë! Sepse janë lojtarë të mirë”, u përgjigj Cafu pa asnjë lloj hezitimi.

The post “Të gjithë lojtarët e Milanit mund të luajnë për Arsenalin ose PSG-në” appeared first on Telesport.