Përkrahje e madhe për Rrahman Ramën edhe në Prishtinë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, është pritur nga një numër i madh i qytetarëve në Prishtinë.

Rama, kandidat me numër 7 në listën e PDK-së, ka zhvilluar një takim sot me banorët e lagjes Dardania në kryeqytet.

Ai ka thënë se në çdo lagje po ndihet përkrahja e madhe për PDK-në dhe Bedri Hamzën.

“Takim i mrekullueshëm sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku morëm mbështetjen e nevojshme për ditën e madhe të 7 qershorit. Në çdo lagje po ndihet përkrahja e madhe për PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër!”, thuhet në postimin e tij.