Për momentin, Arsenal është i fokusuar totalisht te finalja e të shtunës ndaj PSG-së në Champions League. Megjithatë, “Topçinjtë” kanë filluar të piketojnë edhe përforcimet e para që do të bëjnë për merkaton e verës.
Sipas talkSPORT, objektivi kryesor i londinezëve është ylli i Aston Villa, Morgan Rogers, i cili u zgjodh si lojtari më i mirë i këtij sezoni në Europa League.
23-vjeçari ka kontribuar këtë sezon me 14 gola dhe 12 asiste, por mbi të gjitha ka pasur një ndikim të madh në sukseset e arritura nga Aston Villa, siç ishte triumfi në Europa League dhe vendi i katërt në Premier League.
I vetëdijshëm se largimi i Rogers nga Aston Villa nuk do të jetë i lehtë, klubi londinez po shqyrton një ofertë rreth 100 milionë paundë për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.
The post “Dhurata” e parë për Artetën do të jetë futbollisiti më i mirë i këtij sezoni në Europa League. Kushton 100 milionë paundë appeared first on Telesport.









