Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sokol Havolli, ka thënë se është koha për qeverisje reale.
Pas hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, Havolli ka thënë se është e nevojshme që të reflektohet mbi bazën e programit dhe të kandidaturave.
“Sot hapëm fushatën për zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Tejet e nevojshme që të reflektohet mbi bazen e programit, mbi bazën e kandidaturave, e të i japim vendit tonë shpresë për qeverisje reale, e jo për tifozllëk politik”, ka thënë Havolli në një postim në Faceebook.
Havolli mabn numrin 100 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.









