“Tani ëndërroj Botërorin”; Mancini rikthehet në pankinën e Italisë, ja detajet e kontratës

Në “Coverciano” rikthehet njeriu që ka qenë më parë trajner i Italisë nga viti 2018 deri në 2023. Roberto Mancini ka firmosur kontratë deri në vitin 2030 (pas përfundimit të Botërorit), njësoj si drejtori teknik Claudio Ranieri.

Vëmendja vazhdon të jetë te zhvillimet rreth kombëtares italiane. Presidenti Giovanni Malagò njoftoi dje rikthimin e Mancinit si trajner, ndërsa sot pasdite, në konferencën e prezantimit rreth orës 18:00, do të flasë edhe Claudio Ranieri, i emëruar drejtor teknik pas largimit të Maldinit.

Mancini ka firmosur me FIGC kontratë prej 2 milionë eurosh neto në sezon, plus bonuse, deri në vitin 2030. Kontrata e Ranierit ka të njëjtën kohëzgjatje, por paga e tij pritet të jetë rreth gjysma e asaj të trajnerit të kombëtares.

Mancini është shprehur entuziast për rikthimin e tij: “Jam i lumtur për këtë mundësi të re. Europiani është trofeu më i rëndësishëm i karrierës sime, tani ëndërroj Botërorin”. Suksesi i ciklit të tij do të varet shumë nga kualifikimi në Botëror, një objektiv që Italia nuk e ka arritur në dy edicionet e fundit.

 

 

The post “Tani ëndërroj Botërorin”; Mancini rikthehet në pankinën e Italisë, ja detajet e kontratës appeared first on Telesport.