Neymar konfirmon tërheqjen nga Brazili: Koha ime aty ka përfunduar, dhashë gjakun tim për këtë fanellë

Neymar ka konfirmuar vendimin e tij për t’u tërhequr nga Selecao pas eliminimit të tyre në raundin e 16-tave të Kupës së Botës 2026 nga Norvegjia. Duke reflektuar mbi karrierën e tij të gjatë dhe të pasur me fanellën e famshme të verdhë, 34-vjeçari këmbënguli se nuk ka keqardhje për kontributin e tij në kauzën kombëtare pas viteve të tëra duke mbajtur shpresat e një kombi.

“Koha ime me ekipin kombëtar ka mbaruar,” deklaroi Neymar në mënyrë të qartë kur u pyet për të ardhmen e tij pas fitores 4-2 të Santos ndaj Universidad Central. “Bëra histori, isha shumë i lumtur, dhashë gjakun tim, jetën time, gjithmonë luftova për fanellën e verdhë, por tani nuk dua më.”

Vendimi shënon fundin e një epoke për futbollin brazilian, pasi golashënuesi i tyre më i mirë i të gjitha kohërave e përqendron vëmendjen e tij tërësisht te futbolli i klubeve me skuadrën e fëmijërisë së tij.

Ky konfirmim përfundimtar pasoi një skenë thellësisht emocionale në stadiumin MetLife në Neë Jersey, ku Neymar, dukshëm i dëshpëruar, mbeti në lot në fushë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës. Pavarësisht se shënoi një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes, ish-ikona e Barcelonës ishte i pangushëllueshëm ndërsa udhëtimi i tij 16-vjeçar ndërkombëtar erdhi në një fund të dhimbshëm.

The post Neymar konfirmon tërheqjen nga Brazili: Koha ime aty ka përfunduar, dhashë gjakun tim për këtë fanellë appeared first on Telesport.