Një ditë para zhvillimit të kuvendit, LDK “dënon ashpër presionin ndaj delegatëve”

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër çdo formë të presionit, shantazhit apo kërcënimit ndaj delegatëve të kuvendit të LDK-së.

Në reagimin e këtij subjekti thuhet se: Pamjet e publikuara në opinion, në të cilat pretendohet ushtrim i presionit nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës mbi një delegat të LDK-së përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së tij, paraqesin një sjellje të papranueshme të këtyre zyrtarëve publikë e në kundërshtim të plotë me vlerat, parimet dhe statutin e LDK-së e në kundërshtim me ligjin.

Ky reagim i LDK-së vjen një ditë para mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti ku do të votohet për shkarkimin ose jo të Lumir Abdixhikut.