Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në objektet përreth, shkruan Euronewsal, \.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në banesë.








