Giovanni Cobolli Gigli, ish-president i Juventusit, i ftuar në “Radio Anch’io Sport”, foli për krizën te Juventusi pas humbjes me Fiorentinën, që rrezikon Champions League: “Tifozët po provojnë zhgënjim të madh. Spalletti kishte bërë punë dinjitoze, që u hodh ne erë në një ndeshje ku Juventusit i mungoi grinta dhe vendosmëria. Ka probleme në klub, shoh një klasë drejtuese që nuk është siç duhet. Për mua, Comolli nuk ekziston. Nuk është parë kurrë, nuk ka thënë asgjë”.
Për Elkann: “Ka shumë gjëra për të bërë dhe nuk mund të merret vazhdimisht me Juventusin; duhet të vendosë drejtues që marrin përgjegjësi”. Për Spalletti: “Nuk besoj se ka prishje me lojtarët; nëse ndërrojmë trajner çdo 6 muaj, nuk ndërtojmë asgjë”.
Vlerësimi për Spalletti: “Nuk do t’i jepja mjaftueshëm; Champions-i thuajse është humbur”. Si duhet vazhduar: “Conte nuk diskutohet si trajner, por do të kërkoja zgjidhje të reja për stolin e Juventusit. Nuk jam për supën e ngrohur dy herë…”
The post “Puna e Spalletti u zerua ndaj Fiorentinës. Conte si trajner? Nuk jam për ‘supën e ngrohur dy herë’ appeared first on Telesport.









