Është arrestuar një person në Leposaviq, pasi i njëjti i ka shkuar në shtëpi dhe e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se në shtëpinë e saj kishte shkuar ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.









