Barcelona do të ndërhyjë kryesisht në dy pozicione në merkaton e verës.
Trajneri Hansi Flick po ngulmon për blerjen e një qendërmbrojtësi të klasit botëror dhe opsionet e deritanishme janë Bastoni dhe Calafiori. Të dy italianë, por të ndryshëm në stil. Kostoja e tyre është e përafërt, 55 deri në 70 mln euro.
Së dyti, Barcelona do të investojë fuqishëm për një qendërsulmues. Objektivi primar është Julian Alvarez. Pas tij, Alexandar Sorloth. Robert Lewandowski pritet të rinovojë, por me kusht që duhet të pranojë stolin dhe ulje të ndjeshme page.
The post Zbulohen planet e Barcelonës, po vijnë dy goditje big! Lewandowski me ulje page appeared first on Telesport.









