Megaoperacioni në 4 komuna: Gazetarja sjell detaje nga njëri prej lokacioneve (VIDEO)

Rreth 50 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private, kanë qenë cak i një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ku janë goditur veprimtari të dyshuara për bixhoz të paligjshëm dhe skema piramidale.

Aksioni është shtrirë në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, ku, si u tha, janë arrestuar 34 persona të dyshuar, raporton Klankosova.tv.

Gjatë operacionit janë sekuestruar prova materiale që lidhen me veprat penale, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri, si dhe pajisje e materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për veprimtari të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, 29 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Nga një prej lokacioneve në Vushtrri, gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda, ka sjellë detaje më të hollësishme nga operacioni, si dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Për më shumëm ndiqni pamjet: