“Mundësi të mira”, astrologia Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO)

Astrologia Antigona Kotorri ka ndarë së fundmi parashikimet e saj për 12 shenjat e horoskopit, duke vënë theksin te ndikimi i “Hënës së re”.

Sipas saj, kjo periudhë shënon një moment të rëndësishëm rifillimi dhe energjie pozitive për të gjithë.

Ajo thekson se “Hëna e re” sjell mundësi të reja dhe një atmosferë të favorshme për iniciativa të rëndësishme në jetë.

Kjo fazë konsiderohet si një pikënisje ideale për ndryshime, duke i inkurajuar njerëzit të marrin vendime të guximshme dhe të ecin përpara me besim.

“E kemi hënën e re me datën 17. Është një fillim i ri për të gjithë ne. Është një energji e mirë pozitive dhe një mundësi e mirë për të gjithë ne, që të nisin diçka të re”, tha ajo.

Në lidhje me jetën sentimentale, astrologia u shpreh se java në vijim pritet të sjellë zhvillime interesante për çiftet dhe ata që janë në kërkim të dashurisë.

Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: