Barcelona nuk i ka 30 mln euro, Juventusi po! A do vishet Rashford bardhezi?

43 paraqitje me fanellën e Barcelonës këtë sezon, 12 gola dhe 13 asiste.

Këto shifra duken të mira për Marcus Rashford, por jo mjaftueshëm për klubin katalanas, që po refuzon të paguajë 30 mln euro për kartonin e tij. Manchester United do ta rikthejë në “Old Trafford” për ta rinxjerrë në treg.

Sipas mediave italiane, Juventusi ka shfaqur interes për anglezin. Ai mund të luajë si sulmues anësor dhe si qendërsulmues. Bardhezinjtë e konsiderojnë blerje optimale, sidomos bazuar te çmimi.

Barcelona ende nuk ka marrë një vendim final për të.

The post Barcelona nuk i ka 30 mln euro, Juventusi po! A do vishet Rashford bardhezi? appeared first on Telesport.