Një 28-vjeçar nga Norvegjia është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së kokainës.
Policia shqiptare ka njoftuar se personi i dyshuar është kapur në flagrancë.
Në njoftim thuhet se i dyshuari ishte banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos.
“Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe automjetit (të marrë me qira) që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.”, thuhet në njoftim.
Aty thuhet se rasti është iniciuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /Klankosova.tv









