Policia ka njoftuar se ka zhvilluar sot një aksion kundër narkotikëve, gjatë të cilit janë sekuestruar rreth 3 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve (SQHN) kishte lokalizuar dhe vënë nën vëzhgim dy automjete me targa vendore, të dyshuara se po transportonin substanca narkotike nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.
Gjatë tentativës për ndalim, të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe, sipas Policisë, kanë goditur zyrtarët policorë në uniformë.
Për neutralizimin e rrezikut, zyrtarët policorë kanë përdorur armën e zjarrit, \.
Të dy automjetet janë ndaluar më pas nga njësitë policore, ndërsa gjatë kontrollit në njërin prej tyre është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Në vazhdën e operacionit policor lidhur me rastin janë realizuar gjithsej tri (3) bastisje në lokacione të ndryshme, ku në cilësi të provave relevante për rastin po ashtu janë sekuestruar;
0.7 gram substancë e dyshuar narkotike po ashtu e llojit Marihuanë. Dy automjete. Dy telefona celularë. Për të gjitha veprimet operative lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit personat e dyshuar pas arrestimit dhe nënshtrimit ndaj procedurave të tjera ligjore dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thotë Policia./








