Aksident në Malishevë: Shtatë persona të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Malishevë.

Sipas burimeve nga Qendra Emergjente, të cilat kanë bërë të ditur për gazetaren e Klan Kosova, Arbreshë Uka, njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Një gjendje e rëndë, politraumë e rëndë. Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente, janë kryer ekzaminimet e duhura dhe do të shohim se ku do të vazhdojnë trajtimin”, është thënë nga Qendra Emergjente pë gazetaren Uka.