Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për sa kohë që Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe nuk pranojnë kushtet e Iranit për përfundimin e luftës.
Kështu ka deklaruar të martën sekretari i sapoemëruar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, duke dhënë sinjalin më të fortë deri tani se një marrëveshje e mundshme për kalimin përmes ngushticës nuk do të nënkuptonte automatikisht rihapjen e saj për transportin detar.
“Për sa kohë që Amerika nuk ndryshon sjelljen e saj dhe nuk i pranon kushtet e Iranit, Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet”, citohet të ketë thënë Rezaei nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim.
Ai tha se SHBA-ja duhet t’i japë fund luftës dhe të zhbllokojë asetet e ngrira të Iranit, shkruan Reuters, \.
“Amerika duhet ta përfundojë luftën, të paguajë asetet e ngrira të Iranit dhe lufta duhet të përfundojë në të gjithë rajonin, përfshirë Libanin dhe Gazën”, tha Rezaei.
Sipas tij, nëse Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për një rrugë tranziti përmes Ngushticës së Hormuzit, kjo marrëveshje do të jetë e ndarë nga vendimi për mbylljen e ngushticës.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë.








