A do të marrë pjesë nesër LDK në Kuvend? Flet Zemaj (VIDEO)

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur rreth mundësisë që deputetët e kësaj partie të marrin pjesë nesër në Kuvend, ku me kërkesë të PDK-së është thirrur një seancë konstituive.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Zemaj tha se deri tani nuk ka një vendim të Grupit Parlamentar të LDK-së për pjesëmarrje në këtë seancë.

“Unë e pashë nga mediat që është një kërkesë e tillë. Kjo nuk do të thotë që edhe ne duhet të jemi, sepse nuk e kemi një vendim të Grupit Parlamentar. Por, sigurisht, jemi duke biseduar dhe duke e parë edhe ne, sepse kjo çështje nuk mundet me vazhdu kështu deri në përjetësi”, tha Zemaj.

Ai kritikoi mënyrën e menaxhimit të seancës konstituive, duke iu referuar kryesuesit të seancës së parë, Avni Deharit.

“Duke shfrytëzuar të drejtën e moshës që e ka zotëri Dehari si kryesues i seancës së parë konstitutive dhe i cili, për shkak të atij autoriteti që e jep Rregullorja e Punës së Kuvendit, tashmë e ka bllokuar thirrjen e seancës kuvendore për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, që nënkupton edhe njëherësh konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Zemaj.

Ndiqni detajet e plota: