Fiks në orën 21:00 kur dhe hyri në fuqi vendimi për kthimin e masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, miratuar nga qeveria Hoti, në rrugët e Prishtinës në aksion dolën Inspekcioni dhe Policia.
Derisa në shënjestër ishin me theks të veçantë kafiteritë, ku s’munguan as dënime.
E për asnjë orë, rrugët e lokalet u zbrazën tërësisht, madje kontrolla po ka edhe në vetura që po ndalohen.
Por, një atmosferë relaksi po mbretëron në një fushë sporti në Prishtinë, saktësisht ajo mbi Sallën 1 Tetori.
Një grup të rinjsh, kanë vazhduar lojën pa e vrarë mendjen nëse ka orë policore apo ka masa e dënime.
Indeksonline sjellë pamje: