Përzgjedhja e bordeve të RTK-së dhe KPM-së, thirret konferencë urgjente për media

Juristja e Medias, Flutura Kusari ka thirrur konferencë urgjente për media për të mërkurën në mëngjes.

Ajo ka thënë se konferenca do të mbahet në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të RTK-së dhe KPM-së.

“Nesër (e mërkurë) në ora 08:30 mbahet konferencë urgjente për media para Kuvendit të Kosovës për të shprehur shqetësimet në lidhje me proceset e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordeve RTK-së dhe KPM-së”, thuhet në një njoftim.