Juventus pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës. Pas rinovimit deri në vitin 2028, trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar disa përforcime, duke nisur që nga kjo verë.
“CalcioMercato” zbulon se Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit e klubit bardhezi transferimin e mbrojtësit të Bayern Munich, Kim Min-jae, të cilin e njeh mirë që nga koha kur drejtonte Napolin.
Koreano-jugori është nën kontratë me bavarezët deri në vitin 2028, por mund të largohet që këtë verë duke ditur që ka një rol dytësor në formacionin e Vincent Kompany.
Bayern kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin 29-vjeçar, ndërsa oferta e parë e Juventusit sipas raportimit në fjalë do të jetë 40 milionë euro. Duke qenë se diferenca mes pretendimeve të secilës palë nuk ëhstë shumë e madhe, është shumë e mundshme të gjehet gjuha e përbashkët.
The post Spalletti kërkon rezervistin e Bayern-it, Juventus ka gati ofertën 40 milionë euro appeared first on Telesport.









