Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i dorëzoi ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë Samitit IV të Diasporës.
Në ceremoninë e zhvilluar, Rama nuk la pa humor momentin, duke i thënë Adams se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.
“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi”, tha Rama.
Ai shtoi se përveç dokumenteve, Adams po merr një përvojë të veçantë në Shqipëri. “E di që je i njohur me këtë, por ajo që ndodh këtu është ndryshe: këtu çdo gjë hapet dhe rritet. Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip”.
“I dashur Eric, mirë se erdhe në Shqipëri”.









