Me mendjen te Champions, por edhe te merkato. PSG gati të plotësojë “fiksimin” e radhës të Luis Enrique, 100 mln euro për yllin e PL

Me 10 gola dhe 8 asiste këtë sezon tek Aston Villa, 23-vjeçari Morgan Rogers ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të PSG-së. “L”Equipe” zbulon se emri i Morgan Rogers është në listën e transferimeve që PSG synon të bëjë gjatë merkatos së verës.

Luis Enrique është një fans i madh i Morgan Rogers, trajneri spanjoll e sheh 23-vjeçarin anglez si profilin ideal për ta alternuar midis krahut të majtë dhe mesfushës sulmuese. Aftësia e tij për të dribluar por edhe për të dhënë pasimin e fundit, e bëjnë atë një lojtar tejet interesant dhe të vlefshëm për çdo ekip të madh.

Vlera aktuale në treg e Rogers është 80 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt. Por, mediet angleze zbulojnë se Aston Villa nuk ka ndërmend të heq dorë prej Rogers për më pak se 100 milionë euro. Përveç PSG-së, për Rogers ka interes të madh edhe nga klubet “big” të Premier League si Chelsea, Man. United e Man. City.

The post Me mendjen te Champions, por edhe te merkato. PSG gati të plotësojë “fiksimin” e radhës të Luis Enrique, 100 mln euro për yllin e PL appeared first on Telesport.