Bekim Berisha, i njohur me nofkën “Abeja”, është përkujtuar të hënën, në 28-vjetorin e rënies së tij në betejën e Junikut.
Berisha, luftëtari nga Graboci i Pejës, ra më 10 gusht 1998, në moshën 32-vjeçare, gjatë luftimeve me forcat serbe.
Ai u godit për vdekje me mitraloz në kraharor, ndërsa në momentet e fundit të jetës u la shokëve të tij një amanet që ende kujtohet.
Bashkëluftëtari i tij, Qam Beqiri, ka rrëfyer momentet e fundit të Bekim Berishës, duke thënë se pas luftimeve të ashpra dhe ofensivës së forcave serbe, ai ishte plagosur rëndë.
Përvojën ushtarake ai e kishte fituar edhe në dy luftëra të tjera, në Kroaci dhe Bosnjë, para se të kthehej në Kosovë për t’iu bashkuar luftës për çlirim.
Bashkëluftëtari Gani Nuha e kujton Berishën si një luftëtar dhe strateg të veçantë.
Motra e tij, Zyrafete Berisha, rrëfen se takimin e fundit me të e kishte vetëm disa muaj para rënies së tij.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:







