Të shtunën, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 11 gradë Celsius, maksimalet gjatë ditës do të lëvizin 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga pjesa jug-perëndimore dhe jug-lindore me shpejtësi 1 deri 6 m/s, raporton KlanKosova.tv.
Kurse të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtëra me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmet 19 deri 23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga pjesa jug-perëndimore me shpejtësi nga 1 deri 10 m/s./KlanKosova.tv.









