Në Weekend këtë herë i ftuar ishte ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me bashkëshorten e tij, Ikballen.
Të dy folën për përditshmërinë dhe për momentet që i ndajnë bashkë me katërt fëmijët e tyre.
“Për neve shpagimi më i mirë është mirëqenia e tyre, lumturia e tyre”, tha Tahiri për fëmijët e çiftit.
“Kur i shohim që janë mirë, shyqyr Zotit, kur i shohim që janë të lumtur për atë që janë, për neve dhe çdo prind ky është shpagimi më i madh”.
Edhe për Ikballen mirëqenia e tyre është prioritet, por për të ardhur deri aty është tejet sfiduese.
“Prindërimi është puna më e vështirë sepse kurrë nuk vjen me një manual se si duhet me qenë nanë e mirë ose babë i mirë”, tha ajo.
“Është sfida më e madhe përtej karrierës, përtej çdo angazhimi tjetër”.









